Të nderuar kolegë!

Nga komunikimet e deritanishme me kolegët tuaj, kuptojmë që është më se e
nevojshme (për të mos lejuar keqkuptimet e mundshme), t’u japim
informacionet e mëposhtme:

1. Maturantët/kandidatët që do të aplikojnë me formularin A2 online,
duhet të kryejnë veprimet e mëposhtme:

a. Pasi hapet njënga browser_it (google crome, moxilla, , internet
explorer), hapet portali i MSH me adresë: matura.akp.gov.al

b. Në faqen kryesore të portalit, MSH online, klikohet mbi butonin
Apliko i cili ndodhet në pjesën qëndrore të faqes.

c. Futen kredencialet personale të maturantit

- ID e Maturantit

- Emri

- Atësia

- Mbiemri

- Kartë identiteti

- E-mail i maturantit

Në se sistemi nuk e njeh kartën personale të identitetit jep një mesazh.
Pasi e provon disa herë, duke patur kujdes plotësimin e saktë të të dhënave
sipas kartës së identitetit dhe përsëri sistemi jep mesazh gabimi,
maturanti duhet të paraqitet detyrimisht në DAR/ZA, ku aplikimi kryhet nga
specialist i DAR/ZA të cilit i janë dorëzuar username/password

d. Përveç këtyre rasteve në DAR/ZA paraqiten edhe
maturantët/kandidatët që nuk disponojnë kartëidentifikimi apo çertifikatë,
(maturantët që kanë mbaruar studimet jashtë shtetit).

e. Në rast se të dhënat janë të sakta shfaqen gjeneralitetet dhe
notat e maturantit i cili vazhdon me përzgjedhjen e preferencave

f. Në rastet kur maturanti nuk ka bërë pagesën del mesazh: Ju nuk
keni note mesatare. Në këtë rast maturanti duhet të bëjë pagesën në zyrat
e Postës Shqiptare, ose bankat e nivelit të dytë, pasi t’i jetë dhënë
fatura për arkëtim e printuar nga ju deri në orën 16.30 të ditës përkatëse.

g. Në momentin e paraqitjes me mandat pagesën, dërgoni në adresën:

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. kërkesën me e-mail për hapjen e sistemit të shkollës,
në të cilën ka mbaruar maturanti. Pas këtij momenti specialistët e AKP
hapin mjedisin e portalit MSH për hedhjen e notës mesatare në atë shkollë.
Më pas maturanti vazhdon procedurat e mëtejshme të aplikimit me formular A2.

h. Në rastet kur paraqiten kandidatët që kanë mbaruar studimet
jashtë shtetit, të cilët kanë marrë nga MAS shkresën për njehsimin e
diplomave dhe nuk kanë detyrime për dhënie provimesh me zgjedhje, por nuk
kanë aplikuar me A1Z, duhet të paraqiten në Tiranë, pranë AKP_së, me
dokumentat përkatëse deri në datën 11.08.2014. Këta maturantë pas
plotësimit të formularit A1Z bëjnë pagesën e tarifës prej 2000 lek dhe të
nesërmen dt. 12.08.2014 paraqiten pranë DAR/ZA për të marrë emrin e
shkollës, ku do të bëjë aplikimin për hedhjen e mesatares dhe ploësimin e
formularit A2.

2. Username/password që ju është dorëzuar si DAR/ZA për aplikimin me
formularin A2 në mjediset tuaja përdoret për rastet kur:

a. Sistemi nuk njeh kartën e identitetit të maturantit/kandidatit.

b. Maturanti nuk ka kartë identiteti, apo çertifikatë,sepse është
paisur me pasaportë të huaj, mbasi studimet i ka mbaruar jashtë shtetit

Ju lutemi zbatoni me korrektësi udhëzimet e dhëna.

Ju faleminderit për bashkëpunimin